![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kur na ndajnë edhe pak ditë nga 6 dhjetori, dita kur në Tiranë do të vijnë liderët e Bashkimit Evropian, Policia e Shtetit po përgatit teknikalitetet e fundit për planin e masave.
Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren ndërsa akse të shumta rrugore të të bllokohen për kalimin e delegacioneve.
Niveli i masave të sigurisë parashikon ato që janë ndërmarrë kur Tiranën e ka vizituar ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku, raporton Euronews.
Në hartimin e masave të sigurisë janë përfshirë edhe stafet e delegacioneve që do të vizitojnë Tiranën ndërsa partia demokratike ka paralajmëruar protestë përballë kryeministrisë, zonë e cila cilësohet brenda perimetrit të sigurisë.
Burime nga policia e cila ka refuzuar kërkesën e PD, bëjnë me dije se po shikohen disa mundësi, të bllokohen akset që të çojnë drejt bulevardit dëshmorët e kombit , të shmanget rrugëkalimi i delegacioneve në këtë aks ose të këtë intenerare të tjera qarkullimi që nuk pengojnë përmbushjen e axhendës.