Kryesore

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha ftesë për tu mbledhur kundër qeverisë Rama: Liderët e BE ta marrin si një përshëndetje dhe nderim ndaj tyre!

19:42 - 30.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ftuar të gjithë shqiptarët që më 6 dhjetor në orën 12:00 të dalin në shesh për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.




Gjatë një takimi me banorë të njësisë 5, ish-kryeministri Berisha përgëzoi Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do mbahet në Tiranë, duke thënë se nga ana strategjike kjo i jep një goditje fatale nismës ruse serbe të Ballkanit të Hapur.

Berisha po ashtu tregoi edhe dy anët e medaljes, e para ai tha se protesta e 6 dhjetorit duhet të merret nga liderët e BE si një përshëndetje për ta, ndërsa ana tjetër e medaljes është se opozita është në shesh për të protestuar kundër Ramës.

“Më datën 6 dhjetor mblidhen këtu në Tiranë të gjithë liderët e vendeve anëtare të BE dhe ato të Ballkanit Perëndimor. Ky është një nder për Shqipërinë është një përzgjedhje gjeostrategjike e një rëndësia historike, me të cilin Evropa i thotë Putinit se Shqipëria është territori ynë dhe harroni nëse keni ambicie të tjera

Ky samit në rrafshin strategjik është në interes madhor të shqiptarëve dhe i jep një goditje fatale projektit të Vucic, Ramës dhe vasalit të tij në Shkup, projektit të Ballkanit të Hapur, një nismë ruso-serbe. Edhe në këtë kontekst samiti është shumë i mirëpritur.

Pse ne do jemi në datën 6 në protestë? Unë ftoj liderët e BE ta marrin këtë si një përshëndetje dhe nderim ndaj tyre dhe vlerave të tyre. Por kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është se ne jemi në shesh për të protestuar kundër armikut të betuar, Edi Ramës dhe regjimit të tij. Këtu nuk fshehim asgjë, përkundrazi ne dalim më datën 6 për ti thënë liderëve të BE se ky nuk përfaqëson popullin shqiptar dhe se ky është armik i demokracisë, armik i votës së lirë. Në tërë historinë të ardhmen e shqiptarëve nuk e ka vjedhur më barbarisht se Enver Hoxha dhe Edi Rama. Më 6 dhjetor ai që i thotë vetes shqiptar, ai që e ndjen veten shqiptar, ai nuk mund të jetë askund tjetër vetëm në protestë kundër Ramës dhe klikës së tij në pushtet”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.