Kryesore

Ambasadori Guido De Sanctis nis detyrën si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri: I lumtur t’i çoj përpara marrëdhëniet e shkëlqyera

19:35 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori Guido De Sanctis filloi sot detyrën e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.




Ambasadori De Sanctis është diplomat karriere i Ministrisë së Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë.

Përpara se të emërohej Kryetar i Prezencës, ai ka qenë zëvendësambasador në ambasadën e Italisë në Moskë.

Nga viti 2013 deri më 2017, ai shërbeu si ambasador i Italisë në Katar dhe nga viti 2011 deri më 2013, si konsull i përgjithshëm i Italisë në Benghazi të Libisë.

Gjithashtu, ai ka shërbyer në ambasadat italiane në Tripoli, Bernë dhe Kiev.

“Jam i lumtur t’i bashkohem Prezencës në Shqipëri dhe të çoj përpara marrëdhëniet e shkëlqyera mes Prezencës dhe vendit pritës”, tha ambasadori De Sanctis.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.