


Partia e Lirisë zhvilloi sot një takim me gjimnazistët e kësaj force politike. I pranishëm ishte dhe kryetari i PL-së, Ilir Meta.
Ai ka postuar në rrjetet sociale një pjesë nga aktiviteti, ku shkruan se kontrata e Partisë së Lirisë është me të rinjtë.
Meta shkruan se Shqipëria u përket të rinjve që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre si qytetarë të lirë dhe dinjitozë në vendin e tyre.
Postimi i Ilir Metës:
Kontrata e Lirisë me Rininë, për një Shqipëri që u përket të rinjve, për një Shqipëri me të rinj të mirëarsimuar, që duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre si qytetarë të lirë dhe dinjitozë!
Shfaq Komentet (0)