AKTUALITET

“Hodhi acid në depozitë, gruas i ra lëkura copa”, Razimi bën akuzën e tmerrshme ndaj kunatës

21:51 - 04.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Razimi ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” kunatën e tij, motrën e bashkëshortes, Diturien. Shkak është bërë shtëpia ku ata jetojnë në Rrushbull të Durrësit që pavarësisht se njëri jeton në kat të parë e tjetri në të dytin, kanë 10 vjet që flasin me njëri-tjetrin.




Në seancën e ndërmjetësimit të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, Razimi thotë se ai ka marrë lejen e Diturisë dhe bashkëshortit të saj, Fatosit për të ndërtuar në katin e dytë. Të dyja palët nisin të flasin ashpër e me tone të larta me njëra-tjetrën duke përmendur edhe kërcënimet që i kanë bërë mes tyre.

Veç fyerjeve, tashmë mes dy kunetërve kanë nisur edhe akuzat. Razimi i thotë kunatës së tij se ajo ka hedhur acid në depozitën e shtëpisë. Duke qenë se familjet e të dyve jetojnë në të njëjtën shtëpi, por në kate të ndryshme, sipas tij, Dituria ka bërë këtë vepër.

Razim: Se m’u kujtua një gjë tjetër. Kur janë bërë shtëpitë, kur ka bërë dasmën e çupës kjo, ka hedhur acid në depozitë dhe gruaja ime është bërë, i ka rënë lëkura copa.

Dituri: E ka të sëmurë zonja Eni atë.

Razim: Ti hodhe acid se m’u kujtua tani! Ti!

Eni Çobani: Por kjo është shumë e rëndë nëse i ka hedhur acid. Razim, e ke provuar ti se është shumë e rëndë kjo.

Dituri: Nuk është e vërtetë! Depozitën jam detyruar e kam lidhur unë me rrobë se e zbaërthen ky! Në qoftë se unë kam hedhur acid, më vraftë i madhi Zot!

Razim: Mos derdh ujë në mes të Korrikut se është çarë soleta nga uji!/tvklan.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.