Kryesore

Prishja e paligjshme e ‘Prestige Resort’/ Ina Zhupa: U hodh në erë pasi pronari nuk mbante të njëjtën vijën editoriale si të ERTV

11:56 - 05.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD, Ina Zhupa në fjalën e saj në Komisionin e Medias këtë të hënë çështjen e shkatërrimit të paligjshëm të ‘Prestige Resort’, duke e cilësuar këtë akt si një alarm dhe cështje e parë e rendit të ditës në këtë Komision.  




Zhupa ka kërkuar llogari pse ky Komision e ka fshirë nga kalendari kërkesën e bërë për seancë dëgjimore që në 2 shtator, kohë kur IKMT shembi paligjshmërisht pishinat e resortit.

Më tej Zhupa akuzoi se deputetët e mazhorancës mbyllin sytë për të parë se si Rama i bën presion mediave të drejtuara nga Presidenti Irfan Hysenbelliu.

Ina Zhupa: Kur në Shqipëri ndodh një situatë që lidhet drejtpërdrejt me lirinë e mediave ne jemi komisioni i parë që duhet të reagojmë.

Kur në Shqipëri ditën e dielë, ditën për diell, shkatërrohet prona e bizneseve të ndershme pa asnjë letër, pa asnjë vendim gjykate vetëm sepse pronari është pronari i një grupi mediatik që nuk është në vijën editoriale të ERTV për ne duhet të ishte shqetësim alarm e cështje e parë e rendit të ditës.

Kemi qenë këtu bashkë më 2 shtator kur shkatërroheshin pishinat e Prestige Resort dhe u zhduk nga kalendari.

Kemi kërkuar të dëgjonim mediat këtu, përfaqësuesit e Focus Media e u tha nga përfaqësuesit e mazhorancës që po do dëgjohen.

Ku janë cuar letrat, ku u la data për seancë dëgjimore? Zero se qëllimi i vetëm është që ne të fshihemi pas gishtit të bëjmë sikur s’e shohim si Rama sot po përdor metoda riedukimi për pronarët e mediave. Jo vetëm nuk e fusim në kalendar por bëjmë sikur nuk e shohim presionin dhe represionin ndaj mediave.

Çështje më të rëndësishme për mua e shumë emergjente, emergjencë kombëare është cështja e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.