AKTUALITET

Meta me banorët e Njësisë 5: Partia e Lirisë, garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe për tu zgjidhur shqetësimet e tyre!

19:54 - 07.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka kaluar pasditen e kësaj të mërkure duke zhvilluar takime me qytetarët e Njësisë 5 në kryeqytet.




Në pamjet e ndara në rrjete sociale, Meta shihet teksa zhvillon takime miqësore me qytetarët dhe pronarët e disa bizneseve të vogla.

Në mbishkrimin e videos Meta shkruan se Partia e Lirisë është garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe për tu zgjidhur shqetësimet e tyre.

Reagimi i plotë

Një pasdite me banorët e Njësisë Nr.5 në Tiranë për të folur sy më sy dhe dëgjuar nga pranë shqetësimet e tyre.

Llogaridhënia dhe shërbimi me përulësi do të na udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit.

Partia e Lirisë, garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe për tu zgjidhur shqetësimet e tyre!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.