Kronikë

Nga goditja për shkak të detyrës, te plagosja me dashje! Cilat akuza rëndojnë mbi Gert Shehun, 31-vjeçarin që grushtoi Berishën në protestë

15:45 - 07.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u godit me grusht ditën e djeshme teksa po ecte në këmbë në kuadër të protestës të mbajtur në të njëjtën ditë me samitin BE-Ballkan Perëndimor në kryeqytet. Autori ishte Gert Shehu, 31 vjeç, banues në Tiranë.




Pasi e grushtoi Berishën, Shehu u neutralizua dhe u vu poshtë nga qytetarët që u inatosën në maksimum me veprimin e tij. Ai u shoqërua te selia e PD, ndërsa ditën e sotme iu komunikua arresti për veprat penale: për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisw:

Strukturat e posaçme të Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, të DVP Tiranë, dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarjen e ndodhur më datë 06.12.2022, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Gert Shehu, 31 vjeç, banues në Tiranë, për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka goditur me grusht në fytyrë, deputetin Sali Berisha, duke i shkaktuar dëmtime fizike, gjatë kohës që ai po lëvizte me këmbë, në bulevardin Zhan D’Ark, në drejtim të vendit ku do të zhvillohej protesta e planifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.