Kosova

Aksident i rëndë në Kosovë/ Makina ndahet në dysh, një i vdekur dhe 5 të plagosur

11:09 - 08.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë mëngjesin e sotëm në rrugën Arllat Malishevë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.




Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës, sipas të cilës një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur.

aksidentini

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë  persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.