AKTUALITET

Sali Berisha: Sot është edhe një ditë bilanci. Studentët bënë një mrekulli sepse ata u paraqitën para regjimit si të pamposhtur

18:04 - 08.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Politikani dhe shkrimtari Besnik Mustafaj në ditën e rinisë ka promovuar librin “Midis krimeve dhe mirazheve”. I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe ish kryeministri Sali Berisha.




Gjatë fjalës së tij Sali Berisha tha se libri është një monumentor për Azem Hajdarin dhe studentët e Dhjetorit. Berisha theksoi se studentët bënë një mrekulli duke u paraqitur para regjimit si të pamposhtur ndërsa tregoi edhe disa episode të lëvizjes së tyre.

“Falenderoj Besnikun për ribotimin e këtij libri që unë e vlerësoj të jashtëzakonshëm. Është libri që kam vlerësuar më shpesh dhe më shumë. E vlerësoj si një monument të merituar, të mrekullueshëm dhe madhështor ndaj atyre studentëve dhe Azem Hajdarit që në një hark kohor shumë të shkurtër u ngjitën nga balta e tokës në Selitë dhe me aktin e tyre u mbuluan me të gjitha laurat që një popull i shtypur mund t’i jepte atyre.

Nuk ka asnjë univers më të gjallë se libri. Në këtë kuptim libri në fjalë është një univers i jashtëzakonshëm i pasur me jetë ngjarje, zhvillime nga dy botë. Një botë që po vdiste. Dhe një botë tjetër që lindte. Në ato ditë Besniku si e njihni vetë i ka me kursim emocionet dhe në këtë kontekst mund të them se ishte një vëzhgues gjakftohtë, i përorëshëm dhe ky pastaj të gjithë ato orë. Se është gabim të llogaritet. Aty koha ishte me minuta dhe orë. I ka derdhur në art dhe i ka bërë të pavdekshme por me një realizëm të pacenueshëm. Them se në historinë tonë ai ishte lëvizja demokratike më e rëndësishme. Pas pavarësisë në historinë e lirisë ishte lëvizja më e rëndësishme., Fatkeqësia kombëtare e shqiptarëve se gjaku që solli për liri dhe dinjitet, ne kaluam nga një pushtim në një pushtim tjetër. U kushtoi shqiptarëve më shumë se regjimi.

Kalimi nga ajo diktaturë ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme. Sot është edhe një ditë bilanci. Studentët bënë një mrekulli sepse ata u paraqitën para regjimit si të pamposhtur. U doli në takim diktatori. U nxori ministrin e brendshëm dhe i bëri fërtele. Ata të nesërmen u grumbulluan dhe vërshuan rrugëve. Treguan se janë të pamposhtur. Azem Hajdari hypte në shpatullat e tyre dhe lëshonte sloganet për liri dhe demokraci. Suksesi qëndron në shpirtin e pamposhtur të atyre studentëve”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.