AKTUALITET

“Shqipëria ka bërë regres për integrimin”/ Meta: Ku ka qenë Shqipëria përpara 30 vitesh në raport me Serbinë dhe Malin e Zi dhe ku jemi sot

18:25 - 08.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar samitin e Bashkimit Europian në Tiranë, duke thënë se vizita dhe takime të tilla janë zhvilluar edhe më herët në Shqipëri.




Sipas tij, çështjet kryesore në vendin tonë janë standardet reale të demokracisë. Meta tha në një intervistë për emisionin “Kontrast” se nëse këto standarde do ishin të larta, atëherë nuk do të kishim kaq shumë qytetarë që janë larguar nga vendi ynë.

Meta thekson se në vitet e fundit, Shqipëria ka bërë regres për integrimin europian.

Meta: Sot është një ditë e rëndësishme, më shumë se sa për të kujtuar, por për të reflektuar. Atje ku kemi shpresuar se ku do të donim të ishim. Po të krahasonim disa tregues me vendet fqinje, duke përfshirë edhe Kosovën, për të kuptuar se çfarë hapash prapa janë bërë gjatë këtyre 32 vite. Në raport me ato hapa të fuqishëm që u bënë fillimisht, përsa i përket daljes nga regjimi komunist. Do të mjafon të shikonim ku ka qenë Shqipëria në raport me procesin e integrimit europian, në raport me Serbinë dhe të shohësh tani ku është vendi ynë, shumë më prapa se këto vende. Nuk mund të justifikohet në asnjë rast.

Pyetje: Ju keni qenë shumë vite në pushtet si kryeministër. Është një lloj meakulpa, keni ju përgjegjësi?

Meta: Kjo nuk është një përgjegjësi thjesht individuale. Ato individuale i kam marrë përsipër. Po flasim për ecurinë si vend. Pati një fillim shumë pozitiv, por më pas kemi një regres. Ku ka qenë Shqipëria përpara 30 vitesh në raport me Serbinë dhe Malin e Zi dhe ku jemi sot.

Pyetje: Nuk përbën arritje zhvillimi i samitit të BE-së në Tiranë?

Meta: Këto takimet, vizitat, eventet nuk kanë të bëjnë me këtë çështje. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ka pritur presidentin e SHBA-së, George Bush, janë bërë samite pafund. Ka të bëjë me standartet reale të demokracisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.