Kosova

“Kriminelët do të ndiqen e dënohen!”- Kurti viziton policin që u plagos në veri të Kosovës: Me zyrtarë të tillë mbahet shteti

17:48 - 09.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin Ekrem Neziri që u plagos mbrëmjen e djeshme në veri të Kosovës.




Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti bën me dije se polici është operuar pas plagëve të marra dhe fatmirësisht gjendet jashtë rrezikut për jetën.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.