Kosova

Tensionet në Veriun e Kosovës/ Vuçiç i hedh ‘benzinë zjarrit’, thirrje serbëve: Nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim

10:48 - 11.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar sërish në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Ai tha se mesazhi i tij për serbët e Kosovës është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”, duke shtuar se ata janë të “detyruar t’i ngrenë barrikadat”.




“Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai në Instagram më 11 dhjetor.

Vuçiç shtoi se autoritetet në Serbi do të vazhdojnë “luftën për paqe me të gjitha mjetet ligjore”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.