AKTUALITET

Thirrjet e Vuçiçit për serbët e Kosovës/ Majko bën deklaratën e fortë: Po përdorët skenari i ngjashëm i Donbasit

12:31 - 11.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata në Veriun e Kosovës vijon të mbetet e tensionuar, pasi serbët kanë sulmuar Policinë dhe EULEX-in disa herë me bomba molotov. Ditën e sotme, ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili iu bënte thirrje forcave paralele serbe, që të mos dorëzoheshin përballë autoriteteve kosovare.




Për deputetin e PS-së Pandeli Majko, mbështetja e Vuçiçit ndaj serbëve në Veri të Kosovës, është një skenar i ngjashëm me atë të Dondasit, i cili u përdor nga Rusia si pretekst për të sulmuar Ukrainën.

Po ashtu Majko shton se Vuçiç nuk duhet nënvlerësuar.

Postimi i Majkos:

Serbia ka filluar një “lodër” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin.

Në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë.

Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vucic!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.