AKTUALITET

“Është me vonesë, ne do të respektojmë të gjitha afatet!”- Nis çmontimi i urës në Vanë të Delvinës, prefekti: Montimi i urës së re zgjat 20 ditë

14:48 - 12.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Forcat xjeniere kanë mbërritur sot në Vanë të Delvinës për të çmontuar urën e shembur prej 44 ditësh.




Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj pohon se ndërhyrja është e vonuar, por çmontimi i urës së shembur dhe montimi i urës së re sipas protokollit do të zgjas 20 ditë.

“Jemi këtu së bashku me kryetaren e Bashkisë dhe me komandantin e forcave xheniere për të filluar çmontimin e urës së Vanës, e cila ka një procedurë protokollare për çmontim dhe një tjetër për montim. Ne do të respektojmë të gjitha afatet. Është me vonesë realisht, pasi në të gjitha detyrat e Ministrisë së Mbrjtjes dhe FA, u spostua puna.

Brenda 20 ditëve ura do të jetë e montuar, me protokoll të forcave xheniere. Janë marrë të gjitha masat. Ne do të respektojmë të gjithe projektin, dhe shpresojmë që me mbështetjen e bashkisë Delvinë t’i japim edhe më garanci urës që po ndërtojnë Forcat e Armatosura”, theksoi Mamaj.

Nga ana e saj, Kryetarja e bashkisë Majlinda Qilimi tha se gjatë kësaj kohë do të jepet zgjidhje me urën provizore.

Në rast intesifikimi të reshjeve të shiut banorët e fshatit do të detyrohen të kalojnë përmes një tjetër fshati.

“Ne kemi ardhur këtu që herët në mëngjes dhe kemi marrë të gjitha masat për të filluar puna. Nëse reshjet do të fillojnë të pakësohen, ne do të ndërtjonë rrugën dytësore për të lehtësuar aksesin e banorëve. Në asnjë moment, fshati nuk do të jetë i izoluar dhe veprimaria e banorëve nuk do të ndërpritet”, tha ajo.

Gjatë një muaji e gjysmë banorët e Vanës janë detyruar të kalojnë mes për mes lumit të Kalasës ose mbi urën e shembur, duke rrezikuar jetën dhe dukë shënuar incidente.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.