Kryesore

“Lumi” i emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Britani, Rama zbardh detaje nga biseda me Sunakun: Gati të ngremë një skuadër speciale

18:39 - 13.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen që bëri me dije kryeministri britanik për emigrantët e paligjshëm shqiptar në Britani.




Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se është shprehur gatishmëria për të ngritur një skuadër speciale, e cila do të merret 24 orë në kohë reale për identifikimin dhe ndalimin e atyre që organizojnë këto rrjete të trafikut të klandestinëve.

“Kjo është një kërkesë e imja që në kohën kur Boris Johnson ka qenë ministër i jashtëm ose sekretar i punëve të jashtme dhe e kam përsëritur sepse sa herë kanë ardhur dhe kanë ndarë me ne këtë shqetësim kam qenë konsistent në të njëjtën gjë. Mos flisni për krim shqiptar sepse nuk ekziston. Nëse keni problem dhe doni ndihmën tonë ne jemi të gatshëm që të ngremë një skuadër speciale siç e kemi bërë me vendet e tjera, që të merret 24 orë në kohë reale për identifikimin dhe ndarjen e informacionit dhe vëzhgimin dhe ndalimin e atyre që organizojnë këto rrjete të trafikut të klandestinëve.

Këtë herë kam pasur një bisedë goxha përmbajtësore me kryeministrin e fundit, dhe ai ka marrë përsipër që të thotë e bukur por ta shtyjë përpara. Kemi bërë një dakordësi që është shprehur në deklaratën që keni lexuar e rëndësishme është që më më ka shprehur keqardhjen në mënyrë pa ekuivok për cfarë ka ndodhur, për faktin që komuniteti shqiptar është zhvendosur në një dritë të gabuar. Më ka shprehur konsideratat për bashkëpunimin dhe ecurinë e punës së përbashkët në arenën ndërkombëtare dhe dëshirën që të takohemi shpejt dhe pastaj jemi ndalur tek kjo pesë që kam përsëritur të njëjtin princip. S’ka nevoje të ndani shqiptarët në askush tjetër, sjell vetëm vlerë të shtuar, ata elemente që janë elementë problematikë nuk përfaqësojnë komunitetin shqiptar”, theksoi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.