AKTUALITET

‘Realiteti i gënjeshtërt’/ Psikologia Marsela Lekli për sherrin e vajzave të ‘Përputhen’: Debati mes dy femrave që duhej të ishin model degradoi në goditje fizike

16:22 - 15.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke marrë shkas nga një debat banal në puntatën e djeshme të emisionit ‘Përputhen’, në t ëciulën dy vajza goditen mes tyre, psikologia Marsela Lekli në një koment të sajën thekson realitetin e gënjeshtërt me të cilën ngrihen këto emisione.




Sipas saj, debati mes dy femrave që duhet të tregonte maturi dhe mesazhe, degradoi në dhunë fizike dhe në një sherr banal.

Shkrimi i plotë:

Pavarësisht se mjetet e komunikimit përpiqen të bindin njerëzit për të krijuar idenë se barazia gjinore tek ne është në stade të larta, kjo flluskë propagandistike rrëzohet pikërisht në gjirizet mediatike që e sajojnë këtë realitet të gënjeshtërt.

Në puntatën e djeshme të emisionit aspak edukativ “Përputhen”, debati mes dy femrave që duhej të ishin model në mesazhet e tyre kundër realitetit të dhunshëm të shoqërisë shqiptare, degradoi në sherr banal dhe goditje fizike me njëra-tjetrën, duke dëshmuar problematikat e mëdha që kemi si shoqëri, kryesisht me rolin promovues të femrës.

Formate të tilla televizive, duhet të jenë në funksion të publikut, të konceptuara me mesazheve edukuese dhe që përcillen përmes individëve që janë frymëzues për rininë e sotme dhe të nesërme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.