AKTUALITET

Tensionet në Veri/ Serbia i dorëzon KFOR-it kërkesën për trupat e saj në Kosovë

13:10 - 16.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Radiotelevizioni i Serbisë ka raportuar të premten se misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i është dorëzuar kërkesa për dërgimin e pjesëtarëve të forcave serbe të sigurisë në territorin e Kosovës.




Sipas raportimeve, kërkesa është bërë në Merdare, një prej pikëkalimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur të enjten se Qeveria e Serbisë do t’ia nisë KFOR-it këtë kërkesë në formë elektronike.

Sipas tij, bëhet fjalë për kthimin e 100 deri në 1.000 trupave të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Ai ka paralajmëruar se të nesërmen (16 dhjetor) kërkesa e njëjtë do të dërgohet edhe në kufirin me Kosovën.

Beogradi e ka marrë këtë vendim pas pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në rajonin verior.

Beogradi zyrtar e arsyeton këtë kërkesë duke iu referuar Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Vetë Vuçiç ka thënë se pret që kërkesa të mos i pranohet, duke u bazuar në mesazhet që kanë dhënë zyrtarët ndërkombëtarë ditëve të fundit.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.

Ai ka deklaruar po ashtu se SHBA-ja e kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.