AKTUALITET

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Dumani nis prezantimin: Jam shumë i motivuar në këtë garë

11:46 - 16.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati në garë për kreun e SPAK, Altin Dumani, ka nisur prezantimin përpara KLP-së të vizionit që ai ofron për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.




Në fjalën e tij Dumani tha se garancia që ai ofron për një prokurori të suksesshme është suksesi i tij i arritur në punën e SPAK gjatë 3-viteve të fundit.

Ai shtoi se bashkëpunimi, puna në grup, autonomia e institucionit dhe integriteti personal i punonjësve janë ato që do ta bëjnë SPAK-un nëse drejtohet prej tij një institucion efikas dhe që të përmbushë pritsmëritë e qytetarëve.

“Ndihem shumë i motivuar për të garuar për këtë funksion, pasi nëse më jepet mundësia për të drejtuar këtë institucion, do të kem në fokus ndërtimin e një strukture të aftë për të luftuar korrupsionin. Unë besoj se suksesi bazohet nga bashkëpunimi, nga puna në grup, nga autonomia dhe nga integriteti i çdo anëtarëi të Gjykatës së Posaçme. Të flas për veten, sa herë më është dashur të angazhohem në gara, është pak e vështirë, pasi ne prokurorët jemi pak të kursyer për veten.

Nuk e kam parë asnjëherë si një vend pune e kam parë si një mision dhe këtë frymë kam përhapur te të gjithë kolegët. Një mision që kërkon angazhim maksimal dhe jam përpjekur që në këto 3 vjet të jap angazhimin maksimal. Garancia më e madhe e krijimit të një prokurorie të suksesshme është bilanci që unë kam këto tre vite. Megjithëse kam mbajtur postin e zëvendëskryetarit unë kam marrë një numër të plotë çështjesh për hetim

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.