AKTUALITET

Plastmasë të grisur, bazamente të shkatërruara! Stuhia dhe era shkatërrojnë serrat në Roskovec, shkon dëm mundi i fermerëve

21:48 - 17.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stuhia dhe era e pasdites së sotme ka shkaktuar dëme në serrat e afro 20 fermerëve në Suk2 të Roskovecit.




Siç shihet dhe nga pamjet, era e fortë ka shqyer plastmasin që mbulon serrat, ka shtrembëruar hekurat e tavaneve dhe ka thyer e rrëzuar bandierat që shërbejnë për mbajtjen e tyre.

Moti i keq ka shkaktuar dëme edhe në sera të zonës Suk1, Arapaj  të Roskovecit.

Kujtojmë se moti i keq përfshiu vendin sot, ndërsa gjatë pasdites reshjet janë ndërprerë në të gjithë vendin.

Dita e diel do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.  Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.