LAJMI I FUNDIT

Dani Alvesh ndez rrjetin me postimin e tij për fituesin e Kupës së Botës: Mesi more bir k*rve, ky Botëror të…

08:16 - 19.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dani Alvesh ka lënë pas krahëve rivalitetin historik mes Argjentinës dhe Brazilit në arenën e futbollit, teksa  u dorëzua para madhështisë së Lionel Mesit, mikut të tij, të cilit i rezervoi një mesazh plot elozhe, në rrjetin social “Instagram”.




Edhe pse Dani Alvesh ishte pjesë e Brazilit në këtë Botëror, dhe kishte ëndërr ta fitonte vetë këtë kupë, ai nuk e fshehu gëzimin për triumfin e Leos.

“Nuk më intereson çfarë më thonë. Mesi, more bir kurve, ky Botëror të donte, futbolli të do dhe të gjithë ne që e duam futbollin të respektojmë dhe të përgëzojmë për këtë moment. Shijojeni me familjen tuaj dhe me ata që keni pranë. Si një brazilian dhe një amerikano-jugor e di se kjo është më shumë se të fitosh një Kupë Bote. Rroftë futbolli dhe të gjithë ata që e duan këtë sport”, shkruan Dani Alves.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.