AKTUALITET

Një grua hyri në shtëpinë e aktorit amerikan Robert De Niro për t’i vjedhur dhuratat e Krishtlindjeve

18:08 - 19.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori amerikan Robert De Niro u fut në frymën e Krishtlindjes, por një grua e panjohur për pak ia prishi atë.




30-vjeçarja Shanice Aviles u arrestua pasi hyri në shtëpinë e aktorit mbrëmjen e së dielës, më 18 dhjetor, për të vjedhur dhurata nga poshtë pemës së tij të Krishtlindjes.

Aviles ishte tashmë nën vëzhgim nga zyrtarët e NYPD rreth orës 3 të mëngjesit kur ajo hyri në shtëpinë e De Niros.

Sipas raportimeve të huaja, hajdutja ishte tashmë në kërkim për vjedhje të tjera, ndërsa këtë vit është arrestuar 9 herë. Autoritetet e panë atë të hynte në shtëpinë e De Niros dhe e ndoqën. Më pas ajo u gjet duke u përpjekur të merrte dhuratat e De Niros dhe t’i vendoste në një qese. Ajo gjithashtu hapi iPad-in e aktorit dhe e përdori atë.

Ylli 79-vjeçar i Hollivudit u zgjua nga rrëmuja dhe zbriti në katin e poshtëm dhe pikërisht aty policia kuptoi, për habinë e tyre, se kush e kishte shtëpinë. Megjithatë nuk është bërë e qartë nëse 30-vjeçarja e njihte të zotin e shtëpisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.