AKTUALITET

“Unë e shkruajta historinë time”/ Shënoi 37 gola me përfaqësuesen, Benzema jep dorëheqjen nga Kombëtarja e Francës

16:48 - 19.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Karim Benzema ka njoftuar largimin nga futbolli ndërkombëtar, pas përfundimit të Kampionatit Botëror. Sulmuesi nuk arriti të bënte një paraqitje të vetme në këtë turne, pasi shkaku i lëndimit, ai u detyrua që të kërkonte kohë të rikuperohej.




Mirëpo, teksa Franca arriti në finale të Botërorit, Didieri Deschamps nuk e ftoi Benzeman që të luante në ndeshjen e fundit, edhe pse ishte i gatshëm.

“Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë!”.

“Unë kam shkruar historinë time dhe e jona po mbaron”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, duke konfirmuar dorëheqjen. Ai e bëri debutimin në vitin 2007 me Kombëtaren e Francës, duke shënuar 37 gola në 97 paraqitje.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.