AKTUALITET

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 23 qytetarë të infektuar dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

19:54 - 23.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën një person i infektuar me Covid-19.




Ndërkohë nga 406 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 10 të tjerë janë shëruar.

Njoftimi i plotë:

23 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 406 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 23 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 7 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Fier, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Krujë, Kolonjë.

Janë 220 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SarsCov2, një qytetare 80 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,836 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 23

Të shëruar në 24 orë 10

Të shtruar në spitale 0

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 406

Testime totale 2,017,208

Raste pozitive 332,652

Raste të shëruara 328,836

Raste Aktive 220

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 170

Gjirokastër 14

Fier 10

Durrës. 7

Lezhë. 5

Berat. 5

Vlorë 4

Korçë. 3

Shkodër 2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.