AKTUALITET

Ministria e Arsimit publikon datat, ja kur do mbahen provimet e Maturës Shtetërore

20:57 - 23.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar datat e provimeve për Maturën Shtetërore të vitit shkollor 2022-2023. Provimi i parë që do t’i nënshtrohen maturantët është ai i Gjuhës së Huaj, i cili do zhvillohet më 1 qershor, me 7 qershor Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, 13 qershor Matematika dhe në fund është provimi i Lëndës me Zgjedhje, i vendosur të mbahet me 19 qershor.




Lajmiu bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Evi Kushi, me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare “Facebook”.

Postimi i ministres Kushi:

Në mbyllje të këtij 3-mujori zhvilluam në Korçë një takim me maturantë ‍‍dhe mësues ‍për të diskutuar mbi rregulloren e sapomiratuar të Maturës Shtetërore, si dhe prezantuam datat e provimeve:

– 1 Qershor, Gjuhë e Huaj

– 7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

– 13 qershor, Matematikë

– 19 qershor, Lëndë me zgjedhje

Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.