Kryesore

COVID-19, Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin: Rreth 20 raste kanë rezultuar pozitive në 24 orët e fundit në vendin tonë

17:31 - 24.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 18 raste të reja me COVID nga 379 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është shënuar asnjë humbje jete.




Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 11 në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Fier, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh.

Janë 215 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,859 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, apelon MSH.

Statistika ( 24 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                18

Të shëruar në 24 orë             23

Të shtruar në spitale             0

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       379

Testime totale                   2,017,587

Raste pozitive                      332,670

Raste të shëruara                  328,859

Raste Aktive                             215

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    164

Fier                           11

Gjirokastër                10

Durrës.                      7

Berat.                        6

Vlorë                         6

Lezhë.                        5

Korçë.                       3

Shkodër                 2

Elbasan.                 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.