Kryesore

“Simptoma irrituese dhe djegie të lehta kimike!”- Përmbyset vagoni me amoniak në Serbi, mbi 50 persona përfundojnë në spital

23:59 - 25.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjashtë persona janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Nishit në Serbi për shkak të pasojave të helmimit me amoniak që rrodhi nga një vagonë-cisternë, i cili doli jashtë binarëve të hekurudhës, raportojnë mediat serbe.




“Katër janë në repartin e reanimacionit dhe dy në departamentin e toksikologjisë. Të gjithë kanë parametra jetësorë të qëndrueshëm me simptoma irrituese dhe djegie të lehta kimike”, njoftoi spitali i Nishit duke njoftuar se deri më tani nuk ka pasur viktima.

Gjithsej 51 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjersa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, raporton N1.

Vagoni me cisternën e ngarkuar me amoniak është përmbysur në pjesën e autostradës Nish – Dimitrovgad, midis Pirotit dhe Stanicenjës, jashtë zonës së banuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.