Sociale

Ndihma humanitare e Muxhahedin Ashraf 3 në Shqipëri

09:01 - 26.12.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dr. Aurora Pirani




Para disa ditësh, një mike më njoftoi që Fondacioni Amerikan MDAID do vinte në Shqipëri, për të ofruar konsulta oftalmologjike dhe syze sipas nevojës, falas për shqiptarët. Duke qënë se jam mjeke, mu duk diçka interesante. Ky fondacion kishte qënë edhe në vitet 2018 dhe 2019 në Shqipëri, me të njëjtin projekt. Mu duk një ide shumë e mirë. Si profesioniste e di qe shqiptarët kanë probleme me sytë; gjithashtu e di se vizita dhe syzet shpesh janë shumë të shtrenjta për xhepat e tyre. Mikja më përmendi që vizitat do organizoheshin në Tiranë, Durrës, dhe Kukës; gjithashtu edhe në Ashraf 3 në Manëz, ku banojnë Muxhahedinët iranianë. Bazuar në eksperiencën time personale me pacientët e Ashraf 3, vendosa të shkoj atje një nga ditët e aktivitetit, ku një nga ekipet e MDAID do ishte duke performuar vizitat dhe duke siguruar syzet. Gjithashtu, idea e ndarjes së eksperiencës me pjesëtarët e ekipit të mjekëve amerikanë, mu duk gjithashtu një ide shumë e mirë. Gjatë kohës që ishte aty, isha dëshmitare e momenteve ku Muxhahedinët shprehnin një respekt shumë të lartë ndaj shqiptarëve. Në rastin e një burri të vjetër që mezi ecte, një nga burrat Muxhahedinë po e ndihmonte nëpër shkallë dhe e shoqëroi në të gjitha etapat e procedurës. Një grua me fëmijë në krahë u dërgua në vendin e përcaktuar nga njëra nga gratë me makinë, sepse filloi shi. Fëmijët e vegjël luanin në sallë, ndërsa burrat e gratë Muxhahedine u dhuronin ëmbëlsira. Të vjetër e të rinj, gra dhe burra, të gjithë në një atmosferë të ngrohtë. Të mendosh që këta njerëz kanë vuajtur më shumë nga të gjithë gjatë viteve të luftës kundër regjimit në Iran, veçanërisht kur ishin në Irak dhe ishin nën sulme të vazhdueshme e të egra. Edhe pse janë plagosur disa herë. Edhe pse në burgjet e regjimit iranian kanë qënë nën tortura të vazhdueshme dhe kanë vuajtur shumë. Edhe pse kanë përjetuar vuajtjen mendore dhe fizike, ata nuk kanë harruar si të përkujdesen për të tjerët.

Ata kanë humbur baballarët, nënat dhe fëmijët. Janë akoma duke luftuar fort për të sjellë demokracinë në vendin e tyre.E megjithë vuajtjet që kanë kaluar i mikpritën shqiptarët me ngrohtësi dhe respekt. Ishte e mrekullueshme të shihje sesi ata i menaxhuan të gjitha proceset, nga kërkesa ndaj mbështetësve amerikanë për të ardhur në Shqipëri, deri tek çdo hap i organizimit të eventit. Ata organizuan gjithçka në perfeksion. Si mjeke, që si profesion kam zgjedhur përkujdesjen ndaj të tjerëve, ndjehem krenare që jam mike e këtyre njerëzve të ngrohtë e të sjellshëm. Ka shumë për të mësuar nga ata që dhimbjen e tyre e kthejnë në dashuri dhe dhembshuri për të tjerët. Dhe, duke e njohur rrugën e tyre përgjatë viteve dhe gjërat që kanë kaluar, vërtet u uroj që diktatura në vendin e tyre të përmbyset sa më shpejt dhe ata të jenë përsëri të lirë e mes njerëzve të vet, në vendin e tyre, ku ata me shembullin e tyre mund të ofrojnë shumë. E ashtu si unë, edhe shumë shqiptarë të tjerë që i njohin, urojnë që vendi i tyre të fitojë lirinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.