BOTA

Në listën më të kërkuar të FBI-së, arrestohet instruktori i jogas

11:00 - 27.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

FBI-së i janë dashur 12 vite kërkime për të arrestuar një nga personat më të kërkuar në listat e saj.




Bëhet fjalë për Jorde Rueda Landeros, i cilu u vu në pranga më 13 dhjetor në Guadalajara, Meksikë, teksa ishte duke punuar si instruktor joge.

Ai ishte i dyshuari kryesor për një vrasje që ka ndodhur më shumë se një dekadë më parë.

Sipas The Sun, Landeros kërkohej nga Agjencia Amerikane e Krimit për vrasjen e shtetases Sau Marcum, e cila u gjet pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së saj në vitin 2010.

Akuzat ndaj tij u ngritën menjëherë pas ngjarjes dhe u shpall në kërkim, por FBI nuk kishte arritur ta lokalizonte.

Media spanjolle El Pais, e intervistoi autorin e dyshuar ndërsa ai ishte në paraburgim, por ai i mohoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

“Unë jam i pafajshëm… jo për gjithçka, padyshim, por për atë që akuzohem”, u shpreh ai.

Autori mban shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe meksikane dhe është në pritje të ekstradimit në Amerikë.

Lajmi i arrestimit të tij ka tronditur nxënësit e tij të klasave të jogës, shkruan The Sun.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.