AKTUALITET

‘E ndjera debatoi me gruan e deputetit të PS’, Berisha publikon mesazhin e qytetarit për vdekjen e 48-vjeçares: Policia tentoi ta nxjerrë nga zyra e Eriselda Sefës

13:17 - 29.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit digjital në lidhje me vdekjen e 48-vjeçares Shpresa Cani në ambientet e Bashkisë së Lushnjes mesditën e sotme.




Berisha shkruan se Cani është konfliktuar me drejtoreshën e Ndihmës Ekonomike që është edhe bashkëshortja e deputetit të PS, Bujar Çela.

Më pas është ngjitur në zyrën e kryebashkiakes Eriselda Sefa ku punonjësit e policisë bashkiake kanë tentuar ta nxjerrin me forcë. Kjo ka bërë që ajo të ndihet keq dhe të ndërrojë jetë.

Statusi i plotë:

Pashpirtesi!! Shpresa Cani, 48 vjeç vdes në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjes,Bashkia i hoqi ndihmen ekonomike! Pashpirtësi dhe vetëm pashpirtësi!

Te dashur miq, qytetari dixhital informon se gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e Bashkisë Lushnje. Fillimisht 48 vjeçarja, Shpresa Cani ka debatuar me drejtorëshen e drejtorisë së ndihmës ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së, ku I është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj. Pas debatit, 48 vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuart të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.

48 vjeçarja, Shpresa Cani kishte shkuar në Bashkinë e Lushnjes për tu ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike por edhe shëndetësore. Duke shrehur ngushellimet me te ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur dënoj këtë akt çnjerëzor si vrasje shtetërore me terror psikologjik dhe ekonomik vdekjen e Shpresës në zyrat e shtetit nga zemërimi i shkaktuar nga pashpirtësia e zyrtarëve të sektit çnjerëzor të Rilindjes së Edi Ramës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.