BOTA

Kinë/ Pesëvjeçari shpëtoi gjyshen nga një rënie e keqe – Shikoni videon

17:37 - 29.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Po bën xhiron e internetit një video e momentit kur një 5-vjeçar shpëtoi gjyshen nga rrëzimi, teksa i binte shkalla nga këmbët.




Djali i vogël ishte duke luajtur ‘badminton’ me gjyshërit e tij kur topi ra në çati. Në përpjekjen e saj për të tërhequr topin, gruaja mori një shkallë për t’u ngjitur në çati.

Por sapo arriti në majë, shkalla prej druri ra në tokë, duke e lënë gruan të mbahej nga maja e gishtave.

Shikoni videon:

Më pas ajo filloi t’i bërtiste nipit të saj, i cili vrapoi drejt shkallës së rënë dhe u përpoq ta ngrinte nga toka, sipas Daily Mail.

Pamjet e kamerave të sigurisë, tregojnë më pas nipin e saj, që besohet të jetë rreth pesë vjeç, duke luftuar për ta marrë.

Gruaja vazhdoi të udhëzonte nipin e saj ndërsa ai u përpoq të shtynte shkallën, e cila duket të jetë rreth trefishi i lartësisë së tij.

Por kur bërtet “Nuk e ngre dot”, më në fund ia del. Pak çaste më vonë, gruaja shihet duke qeshur e lehtësuar, duke rënë në tokë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.