LAJMI I FUNDIT

“Pa eksperiencë nuk ia del dot në Kombëtare”, De Biazi: Shqipërisë i bën punë një… “menaxher”

11:03 - 29.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhani de Biazi thotë se Shqipëria ka shanse të mira që të kualifikohet në “Euro 2024” dhe duhet të kenë impenjimin e duhur të gjithë aktorët që të mund të realizohet ky objektiv i rëndësishëm.




“Nuk mund të fokusohet gjithçka vetëm te trajneri. Natyrisht, ai është shumë i rëndësishëm, por duhet të jenë të gjithë faktorët në lartësinë e duhur për të arritur një objektiv të tillë. Shqipëria i ka mundësitë të kualifikohet në edicionin e ardhshëm, sepse rivalët në grup nuk janë të frikshëm. Sigurisht, duhet shumë punë, por unë mendoj se shanset janë vërtet shumë të mëdha”, deklaron ish-trajneri i kuqezinjve për “Panorama Sport”.

DUHET NJË “MENAXHER” Me De Biazin në krye Shqipëria u kualifikua në “Euro 2016” dhe shpreson që të përsërisë të njëjtin sukses edhe në “Euro 2024”.

Kur pyetet nëse Shqipërisë i duhet një “De Biazi” për të bërë gjëra të mëdha, ai nuk i kursen batutat: “Po, mund të duhej një ‘De Biazi’, por ai është i zënë, sepse ka kontratë deri në fund të vitit 2023 me Azerbajxhanin dhe ndihet shumë mirë aty…(qesh)”.

Më pas kur pyetet se çfarë cilësish duhet të ketë trajneri i ri, De Biazi thotë: “Duhet të jetë shumë punëtor dhe një menaxher i zoti. Në Kombëtare ke shumë më pak kohë dhe shanse për t’i bërë gjërat siç duhet. Mirëpo që ta bësh duhet t’i marrësh maksimumin grupit të lojtarëve. Shqipëria sot e ka të shkëlqyer grupin e lojtarëve, por janë djem që vijnë nga kampionate dhe kultura të ndryshme. Pikërisht për këtë, them se duhet të jetë një menaxher i zoti dhe i tillë vështirë se bëhesh pa pasur eksperiencë. Unë e konsideroj shumë të rëndësishme eksperiencën në trajning, qoftë edhe në kategori të ulëta, sepse të ndihmon të përballosh situatat që krijohen brenda grupit. Padyshim, që duhet të jetë edhe i përgatitur profesionalisht dhe të ketë ambicie. Shqipëria ka nevojë për trajner ambicioz, punëtor, të ketë në CV-në e tij edhe suksese gjatë karrierës. Për mua nuk ka rëndësi nëse do të jetë i huaj apo vendës, mjafton që të ketë këto cilësi, sepse janë të rëndësishme kur drejton një Kombëtare që tashmë ka objektiva të mëdha”, u shpreh de Biazi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.