Kosova

FOTO/ Bizneset në Kosovë fillojnë nismën patriotike: Bojkoto produktet serbe

10:07 - 04.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej disa ditësh një sërë biznesesh në Kosovë, kanë marrë një nismë patriotike për të bojkutuar produktet që prodhohen në Serbi.




Përmes një grupi në Facebook të quajtur “MOS BLI PRODHIME SERBE”, shumë nga biznesmenët kanë bërë thirrje që produktet me origjinë nga Serbia të hiqen nga raftet e supermarketeve apo marketeve apo fletushka ku i bëhet thirrje furnitorëve që të mos iu sjellin prodhime nga fqinjët verior.

Po ashtu kanë pasur edhe postime, ku ekspertë të IT, kanë marrë përsipër që të ndërtojnë webfaqe falas për të gjithë bizneset që bojkotojnë prodhimet serbe.

Po ashtu edhe disa kontabilistë kanë marrë përsipër që të bëjnë falas bilancet e çdo biznesi që nuk do të ketë mallra serbë.

Gjithashtu janë njoftuar qytetarët për  markete që nuk mbajnë prodhime serbe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.