LAJMI I FUNDIT

‘Janari ka nisur mbarë’/ Veliaj inspekton punimet tek rruga e Thesarit: Do t’i sigurohet qytetarëve trotuare që mos të ndihen të rrezikuar

15:17 - 04.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet në Rrugën e Thesarit, Tiranë.




Veliaj tha se pas përfundimit të kësaj rruge, këmbësorët do të kenë mundësi të lëvizin nëpër trotuare dhe se qytetit do t’i rritet akoma më tepër vlera, pasi pa këtë të fundit qytetarët ndihen të rrezikuar që të kalojnë rrugën.

“Janari ka nisur shumë mirë dhe mbarë për Njësinë 1 dhe 2. Këtu jemi në nyjen që lidh dy rrugët ku zënë fill dy nga njësitë më të mëdha të Tiranës, ku edhe krijohet një fluks i jashtëzakonshëm me Qytetin Studenti. Pas ndërtimeve kaotike të viteve ’90, të dyja rrugët kanë qenë pa trotuare, si rrugica të sajuara, por sot jemi në një situatë krejt tjetër. Duke e bërë rrugën me një kalim kemi fituar dy trotuare të bollshëm për këmbësorët. Një qytet i mirë duhet të ketë vend për makina, por s’mund të ketë vend vetëm për to. Duhet të ketë vend edhe për këmbësorët. Kur kemi dy trotuare, trotuarit i rrisim vlerën, ato krijojnë jetë në nivelin zero sepse punon një parukeri, një dyqan i lagjes, një kafe apo një dyqan tjetër. Kështu, rigjallërohet e gjithë zona. Pa trotuare, për njerëzit është e rrezikshme të kalojnë”, tha ai.

Sakaq, kryetari është ndalur dhe tek investimet që priten të realizohen në kryeqytet ku tha se do të ketë përditësim në termainalet e autobusëve dhe do të shtohet numri i këtyre të fundit.

“Siç kemi premtuar, një nga terminalet e autobusëve, ai në Lundër, ka mbaruar dhe po vendosim sinjalistikën. I gjithë trafiku i autobusëve dhe mikrobusëve që vjen nga Shqipëria Lindore dhe Juglindore, do të ndalojnë tek ai terminal, ndaj një pjesë e madhe e trafikut që shkaktohet në segmentin nga Dëshmorët e Kombit deri te rreth rrotullimi i Fakultetit Ekonomik, që është kryesisht për efekt të terminalit të përkohshëm që kemi në Qytetin Studenti, do të vendoset në Lundër. Qyteti Studenti vetë do të kthehet në një kantier për Kampusin e ri Universitar. Por vetëm heqja e trafikut të autobusëve dhe mikrobusëve lehtëson ndjeshëm trafikun në Tiranë. Si në çdo qytet, nuk vihet me autobusë deri në qendër të Tiranës. Do të fillojmë punë, po këtë muaj, edhe për terminalin tjetër, atë perëndimor, ku kryesisht do vijnë autobusët nga autostrada e Durrësit, duke përfshirë veriun dhe jugun e Shqipërisë. Do të punojmë me dy faza: fillimisht në njërën pjesën të terminalit, aty ku nuk kemi autobusët, pastaj do ndërtojmë vendet, pra pa i lëvizur si destinacion, për të përfituar më në fund atë lirim të trafikut që na krijuar rrethrrotullimi i Shqiponjës dhe gjithë Unaza e Madhe”, shpjegoi Veliaj.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.