LAJMI I FUNDIT

‘Kosova subvencionon fermerët për çdo hektarë grurë, misër, apo patate deri në 700 euro’/ PL: ‘Rilindja’ po kalb prodhimet e vendit nëpër sera

14:58 - 08.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me situatën e prodhimit vendas ku thekson se qeveria duhet të mbështesë fermerin pasi vetëm kështu mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm të vendit.




Blushi tha se qeveria nuk po jep asnjë mbështetje për bujqësinë ndaj dhe është në gjendje zie, ku shtoi se vendi ynë duhet të marrë shembull nga Kosova e cila shpërblen fermerë me 474 euro për hektar dhe bimë të tjera që përdoren për konsum.

‘Është jetike që në Shqipëri të mbështetet prodhimi, të mbështetet fermeri, të mbështetet zhvillimi i qëndrueshëm i vendit. Bujqësia në Shqipëri është në gjendje zie sepse “Rilindja” nuk ka asnjë plan dhe jep pothuajse zero mbështetje për të. I shkëlqyer shembulli i Qeverisë së Kosovës, që me shpalljen e rritjes së re të pagesave të drejtpërdrejta, po aplikon bujqësi të standardeve europiane, duke dhënë shembullin e shkëlqyer dhe patriotik se si mbështetet realisht bujqësia. Megjithëse Kosova ka një buxhet më të vogël se Shqipëria dhe një klime më të pafavorshme i mbështet në mënyrë dinjitoze fermerët që të punojnë në vendin e tyre, ndryshe nga Qeveria e Ramës që i mjeron fermerët dhe i largon nga vendi Gruri do të përkrahet me 474 euro për hektar. Misri 329 euro për hektarë; Patatja 654 euro për hektarë; Fasulja 654 euro për hektarë; Kulturat pemëtarë subvenciohen me 504 euro për hektarë. Perimet në sipërfaqe të hapur me 554 euro për hektarë, Perimet në sipërfaqe të mbyllura subvencionohen me 904 euro për hektarë. Një hektar luledielli do të subvencionohet me 454 euro”, tha ai.

Sakaq shtoi se ndryshe nga Kosova, prodhimet e vendit tonë kalben në sera dhe qeveria vendos vetëm taksa ndaj fermerëve.

‘Kosova është shembulli pse Edi Rama duhet larguar sa më parë! Sepse për shqiptarët e Shqipërisë, për bujqit dhe blegtorët tanë, prodhimet e të cilëve kalben në sera dhe nuk gjejnë treg, taksat e të cilëve vidhen papushim me inceneratorë, koncensione dhe rrugë të florinjta, laku i varfërisë po ngushtohet dhe kosto e jetesës po bëhet më e papërballueshme, sepse Qeveria e tyre mendon dhe kujdeset vetëm për xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të ti’, shtoi Blushi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.