AKTUALITET

Bashkëshorti i Rozeta Dobit deklaroi se i ka premtuar lirimin e djalit, reagon Manja: Gjendja e rënduar e tij ka bërë që të shpikë një dialog imagjinar, e vërteta është se…

11:12 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Drejtësisë ka reaguar pas deklaratave të bashkëshortit të pastrueses Rozeta Dobi, i cili p[pohonte se Ulsi Manja i kishte thënë se “do të bënte çmos që t’i lironte djalin nga burgu”.




“Sot kam qëndruar gjithë ditën me ministrin e drejtësisë. I kam treguar për ngjarjen e më tha do të bëjmë çmos që djalin ta lirojmë por gruan jo. I thashë gruan çojeni më tej Stambollit. Djali nuk ka faj, e ka mësuar e ëma. I kishim në rregull të gjithë gjërat. Djali shkonte punonte natën”, ka thënë Spartak Dobi në një intervistë për EuroNews Albania.

Lidhur me deklaratën e bashkëshortit të pastruese, vetë ministri përmes një postimi në ‘Facebook’ ka hedhur poshtë pretendimet duke pohuar se nuk e njeh Spartak Dobin dhe as familjarët e tij.

Manja thekson se Dobi ka shpikur si shkak i gjendjes së rënduar dhe ka trilluar një dialog imagjinar mes tij dhe ministrit dhe se e vërteta është se pretendimet e Dobit janë të pavërteta.

Postimi i plotë:

Mbrëmjen e djeshme u njoha me një intervistë të dhënë nga bashkëshorti dhe babai i dy të akuzuarve për vjedhjen e një shume parash në Tiranë. Kushdo që do ta shihte atë intervistë do e kuptonte lehtësisht gjendjen e rënduar të personit të intervistuar. Dua të besoj se ishte pikërisht kjo gjendje e rënduar arsyeja që e ka shtyrë zotin Dobi të shpikë edhe takimin me mua, apo dialogun imagjinar që paskemi pasur me njëri-tjetrin. Por teksa gjendja psikologjike e një pensionisti që vuan arrestimin e djalit dhe gruas mund të kuptohet, është e pajustifikueshme përdorimi që i bëhet këtij personi nga media për qëllime kryekëput politike. E vërteta është se unë kurrë nuk jam takuar me Spartak Dobin. Madje as nuk e njoh këtë person, as familjarët e tij. Sikurse unë kurrë nuk kam punuar në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht pretendimeve të personit në fjalë. Si Ministër i Drejtësisë, unë mbështes plotësisht hetimet e organeve përgjegjëse dhe inkurajoj zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e fajtorëve.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.