BLUETOOTH

‘Jeta më rezervoi një dhuratë të bukur’/ Bora Zemani i organizon surprizë live opinjonistes, zbulohet se është shtatzënë (VIDEO)

15:07 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Opinionistja e Për’Puthen, Neda Balluku ka dhënë lajmin e ëmbël për publikun pas ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së tretë.




Ka qenë produksioni së bashku me moderatoren Bora Zemani, i kanë thënë Neadës që të zbulojë gjininë e bebit live në studio ku në kutinë e surprizave dolën disa tullumbace rozë, duke konfirmuar se familjes do t’i shtohet një vajzë.

Lidhur me shtatzëninë, Neda tha se jeta i ka surprizuar një dhuratë të papritur por mjaft të bukur.

“Në familjen tonë do të vijë dhe një bebe tjetër. Kur e zbuluam thamë: bebi numër tre, po tani çfarë do të bëjmë? Është një shprehje që thotë se jeta është ajo që të ndodh kur ti bën plane të tjera. Jeta në këtë moment na ka rezervuar një surprizë dhe një dhuratë shumë të bukur. Të papritur, por shumë të dashur”, tha Balluku.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.