BLUETOOTH

VIDEO/ Tha se vuante nga sëmundja e rëndë, publikohet intervista e Luiz Ejllit: Shkova rastësisht tek doktori, por më duhej të bëja një ndërhyrje

09:53 - 10.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrëfimi i Luiz Ejllit një ditë më parë për sëmundjen e rrallë me të cilën është diagnostifikuar, është kthyer në kryefjalë në rrjetet sociale përgjatë orëve të fundit.




Ai i rrëfeu Kiarës se pak javë para se të futej në Big Brother Vip Albania është diagnostifikuar me sëmundjen nga e cila e vuan, dhe i duhet të nisë kurimin pasi të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Por në rrjet qarkullon edhe një video ku Luizi flet për një rast të ngjashëm në një intervistë televizive. Megjithatë nuk është e qartë nëse kjo është një situatë e përsëritur apo nëse sëmundja me të cilën është diagnostifikuar disa vite më parë i është rikthyer sërish.

“Ne çojmë makina në servis njëherë në tre muaj dhe vetëm nuk e çojmë njëherë në 10 vjet. Femrat e kanë pak më të sikletshme, janë më të ndrojtura. I këshilloj të shkojnë sa më shpesh që të kontrollohen. Ideja është kjo. Doktori nuk është me të shpëtuar jetën është për të parandaluar. Nëse i shkon në gradë të fundit dhe i thua më shpëto, ai nuk mundet. Nuk është faji i tij.

E kam shumë të freskët. Unë shkova rastësisht në korrik të këtij viti me bërë një kontroll ku nuk po e them çfarë doli as si doli. Por u donte me bërë një ndërhyrje”, është shprehur ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.