LAJMI I FUNDIT

Milani ngec në transfertë, kuqezinjtë humbin përsëri kontaktin me Napolin

21:42 - 14.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Milani ka lënë për të dytën ndeshje radhazi pikë rrugës në Serinë A dhe i ka dhënë mundësinë Napolit që të shkëputet edhe më shumë nga kampionët në fuqi që i ndjekin në renditje. Nëse barazimi i javës së kaluar ndaj Romës ishte i pranueshëm, i tillë nuk mund të quhet kurrsesi ai në fushën e Leçes ku u ndal me shifrat 2-2.




Kuqezinjtë gabuan gjithçka në pjesën e parë të sfidës, ku vendasit dominuan dhe ia dolën të shënon dy herë në portën e Tatarushanu, teksa shpërdoruan edhe raste të tjera. Pobega dhe Zhiru krijuan dy rastet më të mira për Milanin në pjesën e parë, por pa gjetur rrjetën. U desh një gjuajtje e Leaos që sfida të rihapej në fraksionin e dytë të lojës, ndërsa Kalabria ia doli që të barazonte shifrat në minutën e 70. Por pavarësisht minutave të fundit në sulm, Milani nuk ia doli të shënonte e përkundrazi rrezikoi edhe të pësonte një gol pas një devijimi të Tomori para portës së tij. Sfida u mbyll me rezultatin 2-2 dhe sheh tanimë Milanin 9 pikë larg Napolit kryesues dhe me më pak shanse për të arritur skuadrën e Spaletit që duket se po marshon e qetë drejt titullit./panoramasport

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.