AKTUALITET

“Ne i hyjmë detit me këmbë”, Berisha mesazh demokratëve: T’i lëmë ata që nuk duan të bashkohen, zgjedhje fatale

11:58 - 14.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një mesazh për demokratët që të bashkohen në një betejë të përbashkët.




Nga Durrësi, në kuadër të 32-vjetorit të themelimit të degës së PD në këtë qytet, Berisha tha se demokratët janë si misionarët, që i hyjnë detit me këmbë. Mes të tjerash ai dha dhe një mesazh për grupin e Alibeajt, duke i cilësuar si bashkëpunëtorë të Ramës.

Jemi në një mision. Si misionarë ne jemi të pamposhtur. Jemi të vetmit që i hyjnë detit me këmbë dhe e kalojnë, janë misionarët. Ne të tillë jemi. Sot na duhet më shumë se kurrë që të jemi në protestë, në fushatë, kudo. Të vazhdojmë betejën tonë, për të shkërmoqur, për të përmbysur këtë monizëm të Edi Ramës. Asgjë nuk na prekë ne, asnjë nuk na ndalon. Ne u ngritëm atëherë kur besuan se na asgjësuan. Sot jemi më të fuqishëm se kurrë. Ftoj qytetarët e Durrësit dhe të Shqipërisë, që të vazhdojmë këtë betejë, të punojmë se bashku për fitoren e Igli Carës, për fitoren e Durrësit. Ça ka këtu? Beton, beton dhe vetëm beton. Ata flenë mbi krim. Të bashkohemi, të vazhdojmë betejën tonë, të bashkohemi me njëri-tjetrin, me qytetarët. T’i lëmë ata që nuk duan. që kanë venë veten në shërbim të Edi Ramës, të shkelmojnë mbi veten e tyre dinjitetin e tyre. Zgjedhje fatale, por PD është ngritur dhe prapë do shkojë e sigurt drejt fitores.”, tha ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.