AKTUALITET

“Për 4 muaj do të kemi një ballafaqim”, Meta: Ndryshimin në 14 maj do e sjellë vota

21:33 - 16.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se për 4 muaj opozita do të ballafaqohet me qeverinë, ndërsa shprehet optimist se 14 maji do të sjellë ndryshim përmes votës.




Meta tha se parlamenti është i kontrolluar nga kjo qeveri, duke shtuar se po tentohet të bllokohet opozita.

“Mendoj se në një vend ku skandalet mbivendosen njëri mbi tjetrin, pa asnjë diskutim që situata nuk mund të jetë normale, përfshirë dhe Parlamentin dhe për më tepër në një Parlament të kontrolluar totalisht nga kryeministri aktual, i cili në mënyrat më mafioze përpiqet të bllokojë dhe kontrollin e opozitës në Parlament, e cila duhet të garantojë dhe llogaridhënien e qeverisë. Po kjo është një situatë që ka kohë që ndeshemi. Për 4 muaj do të kemi një ballafaqim. Një mundësi e shkëlqyer për të rikthyer pluralizmin politik në pushtetin vendor. Kemi një kontroll të plotë nga mazhoranca aktuale, përfshirë dhe në këshillat vendor. Opozita shkon në zgjedhje me vëtëdijen që përballë saj nuk është Partia Socialiste por shteti i kapur i rilindjes. Kjo na ndërgjegjëson për vështirësitë po nuk na dekurajon për ndryshimin që do të sjellë vota e 14 majit”, tha ai.

Mes të tjerash ai shtoi se; “Opozita ka nga një kandidat në çdo bashki, se cfarë nxjerr Rilindja nuk është puna jonë. Problemi është Lulizm Basha i cili vazhdon të jetë në xhepin e Edi Ramës, kërkon të uzurpojë vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Gjykata është shprehur për PD dhe Edi Rama nuk ka lejuar regjistrimin në gjykatë. Kjo ndërhyrje do të kthehet në boomerang”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.