AKTUALITET

‘Vdekje e dyshimtë’/ Berisha: Enver Sheshi dinte shumë të fshehta. Veprimet i kishte kryer në garanci të madhe për mbrojtje. Një OPGJ shkoi në morg dhe…

12:32 - 16.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PD Sali Berisha ka hedhur dyshime të forta se vdekja e Enver Sheshit, të arrestuarit në akuza për aferën e inceneratorëve, ka ndodhur në rrethana të dyshimta dhe institucionet nuk janë ndalur të bëjnë transparencë.




Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk është lejuar të grumbullojë informacione rreth vdekjes së dyshimtë as nga drejtori i burgut 313.

Gjithashtu kreu i PD deklaroi se një OPGJ kishte dërguar të dhënat rreth vrasjes në Prokurori, por kjo e fundit kishte mohuar marrjen e  tyre.

Sali Berisha: Enver Sheshi dinte shumë të fshehta, kishte dëgjuar shumë. Veprimet i kishte kryer në garanci të madhe për mbrojtje.

Nuk jam këtu për të bërë nekropolitikë por në cdo rast vdekjeje në rrethana të dyshimta, akti i parë i detyruar me ligje kombëtare për autoritetet është transparenca e plotë për gjithë ndodhinë.

Çfarë ndodhi me Enver Sheshin? Bllokim total i një hetimi nga shoqëria civile, komiteti shqiptar i Helsinkit në përbushjet ë detyrimeve të veta ligjore në këtë vend i sinjalizuar në mënyrë të pavarur për dyshimet e forta që ekzistojnë rreth vdekjes së Enver Sheshit dërgoi vëzhguedit e tij në gjithë institucionet përkatëse. Vëzhguesit e pavarur gjetën ë cdo institucion që trokitën, bllokim mashtrim. Konstatuan se drejtori i burgut 313, nuk pranoi ti lejonte ata të njiheshin të merrnin të dhënat më elementare madje as dhe të kqyrnin qelinë ku i ndjeri Enver Sheshi jetonte në burg.

Nuk u lejuan të takohen me asnjë nga gardianët, as ata që vuanin dënimin me të. Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjeti të njëjtën situatë në Prokurori dhe Polici.

E vërteta është se një OPGJ, për arsye që nuk do i marrim dot vesh ndonjëherë, ishte paraqitur në morg për të konstatuar ose për të mbledhur të dhëna rreth viktimës.
OPGJ aq sa kishte mbledh ia kishte nisur Prokurorisë e cila mohonte të ketë marrë informacion të tillë. E cila sikur të ishte shpellë mafie përgjigjej se këtu nuk ka cështje penale për këtë problem.

Pra vdes një njeri në kushte të dyshimta thellësisht e prokuroria nuk gjen motiv të nis hetim se merr urdhër të mbyllë gojën.

Këto qendrime, me bllokimin e kësaj transparence flasin në favor të asaj teze, të atij mendimi se Enver Sheshi kemi të bëjmë me një akt të mafies, me vdekjen ka gisht mafia qeveritare e djegësave.

I bëj thirrje Komitetit të antitorturës të KE, Komisionit të të drejtave të njeriut të OKB të bëjnë gjithcka për zbardhjen e vdekjes së këtij qytetari që përbën një nga vdekjet në serialin e vdekjevet ë shumta në IEVP ku aplikohen të gjitha llojet e torturave çnjerëzore dhe kanë humbur jetën shumë e shumë të burgosur në duart e këtij shteti mafioz.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.