AKTUALITET

Ministri gjerman i ekonomisë: Evropa paguan çmimin për varësinë e Gjermanisë nga gazi rus

20:03 - 17.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Evropa po paguan çmimin e varësisë së Gjermanisë nga gazi natyror rus, ka pranuar ministri i Ekonomisë Robert Habeck, ndërsa nënvizon “progresin e madh” që vendi i tij ka bërë muajt e fundit në drejtim të burimeve alternative të furnizimit me energji.




“Nuk ishte Evropa ajo që varej nga gazi rus. Ishte Gjermania. Dhe duke parë prapa, është e vështirë të kuptosh se si mund të kishte ndodhur kjo. Evropa po paguan çmimin për varësinë e Gjermanisë nga gazi rus”, tha Hambeck më herët të martën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ai shtoi se përparimi që është bërë muajt e fundit në përpjekjet e rimëkëmbjes është “i jashtëzakonshëm”.

Duke iu referuar mundësisë që Berlini të miratojë dërgesën e tankeve Leopard në Ukrainë, Hambeck vuri në dukje se Gjermania “për shkak të historisë së saj është disi e kujdesshme, por nëse SHBA vendos të dërgojë tanke të ngjashme, kjo do ta bëjë më të lehtë vendimin tonë”.

Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje dhe ky do të jetë një nga vendimet e para që do t’i kërkohet të marrë ministri i ri i mbrojtjes, shtoi Hambek dhe përsëriti se Perëndimi nuk duhet të përfshihet në një luftë të re botërore, “fronti duhet të mbetet midis Rusisë dhe Ukrainës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.