Kryesore

Emigrimi i shqiptarëve drejt Greqisë/ Reagon përfaqësuesi i komunitetit: Shqiptarët ende pas 30 vitesh kërkojnë një copë letër për leje qëndrimi

10:49 - 18.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Greqi, Etmond Guri ka reaguar në lidhje me emigrimin e shtetasve shqiptarë drejt shtetit helen.




Guri pohon se burokracitë e shtetit grek kanë larguar emigrantët nga vendi, pasi shqiptarët po përballen me problematika si lejet e qëndrimit apo rinovimin e tyre.

Sakaq shtoi se të shumta janë ato qendra të cilat japin leje qëndrimi të skaduara ose nuk kanë personel, si dhe vetë shteti grek nuk ka plotësuar kriteret lidhur për t’i pajisur me leje qëndrimi emigrantët.

“Kjo pjesë e madhe e bashkatdhetarëve të adresohen në vende të tjera të BE ku kanë gjetur strehë, gatishmëri e dokumente që i kanë bërë të ndërrojnë mendje. Greqia ka marrë një mori politikash e unë shpreh habi që prej 3 dekadash krijon pengesa burokratike për dobësi të saj për të pajisur me leje qëndrimi emigrantët. Asnjë vendim nuk është marrë për leje qëndrimin e shqiptarëve në Greqi. Kemi regres, zvarritje të paarsyeshme të rinovitmit të pajisjes me leje qëndrimi. Ka dhe qendra që japin leje të skaduara se s’kanë personel. Kjo ka të bëjë me të gjithë emigrantët në Greqi jo vetëm shqiptarët, është një problem serioz. Sfidat e shqiptarëve në Greqi ende pas 32 vitesh ne jemi në pozitën e vështirë të kërkojmë një copë letër, një dokument, ne ende kërkojmë një dokument për rinovimi. Pajisja me shtetësinë greke problem tjetër që shteti grek ka treguar që do nxjerrë problematika e pengesa duke ngritur çështje e probleme që dhe vetë shteti grek s’e ka kapacitetin për të plotësuar këto kushte e kritere që janë absurde në këto raste”, tha ai për ‘Panorama TV’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.