AKTUALITET

“Ai ishte shumë i ngarkuar”/ Flet nipi i mjekut Isuf Kalo: Ndershmëri dhe vullnet! Më tregoi se çdo gjë arrihet me punë

16:26 - 20.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nipi i mjekut Isuf Kalo, Përparim Kalo ka rrëfyer për Panorama TV marrëdhënien me xhaxhain e tij ku ka treguar se cilat ishin disa këshillat që ky i fundit i jepte gjithmonë.




Përparim Kalo u shpreh se mjeku i njohur e këshillonte që të ishte i ndershëm dhe të punonte më vullnet për të arritur gjërat që do.

“Kuptohej që ishte shumë i ngarkuar dhe vizitat ishin të shkurtra kështu e kuptonim që ishte një punë shumë e ngarkuar me përgjegjësi të madhe por dhe ishte nder të ishe në elitën e mjekëve që i shërbejnë shtetit pavarësisht kohësh që ne gjykojmë. Ndershmëria ka qenë e para dhe e dyta vullneti që çdo gjë arrihet me punë dhe dashuria për njerëzit këto ishin pjesë të udhërrëfimit por janë gjëra që nuk mund të konsumohen në një intervistë. Ne flisnim për politikë, sport dhe shumë gjëra se interesat e tij ishin të gjëra”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Përparim Kalo tregon se xhaxhai i tij ishte njeri dashamirës që i pëlqente arti ku edhe tregoi një histori që kishte ndodhur para disa vitesh.

“Ishte dashamirësia, të fillojmë nga ana njerëzore, për t’i trajtuar njerëzit me dashuri maksimale e dyta ishte aftësia e analizës, ai dinte të analizonte jo vetëm librat ose filmat, ti i shikoje në një drejtim dhe mendoje që e kishte kuptuar por ai të jepte një panoramë krejt tjetër, gjetjet që ishin mahnitëse dhe unë e kam konstatuar në shumë raste kur diskutonim për librat ose për artin dhe kur bëheshin konferenca mjekësore ai donte t’i shoqëronte me art. Kur u bë drejtor i qendrës së Akreditimit të Shërbimeve Mjekësore më kërkoi një pikturë që ta sillja në podium dhe unë ia mora ish dekanit në fakultetin e Arteve të Bukura dhe i morëm një pikturë atij dhe ai u magjeps nga mënyra si e lidhi me konferencën”, deklaroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.