Kryesore

“SPAK të rihapë çështjen”/ 21 Janari, mbesa e Ziver Veizit: Nuk do të reshtim kurrë së kërkuari drejtësi

11:36 - 21.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Familjarët e Ziver Veizit i vrarë në Bulevard në protestën e 21 janarit 2011, vazhdojnë të apelojnë ende për drejtësi.




Ata bënë homazhe sot për Veizin në përvjetorin e tij të vdekjes, ku kanë dërguar buqeta me lule në varrin e tij.

Mbesa e të ndjerit, Zamira Veizi thotë se edhe sot, 12 vite më ngjarjes, drejtësia nuk është vënë në vend, ndërsa shton se nuk do reshtin kurrë.

“Kanë kaluar 12 vite dhe drejtësia akoma nuk është vendosur. Nuk do të reshtim kurrë së kërkuari drejtësi, kemi shpresën tek SPAK, shpresojmë që do të rihapë çështjen dhe drejtësia do të rivendoset”, tha mbesa e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.