I ftuar në Euronews Albania, analisti i njohur Andi Bushati tha se arrestimi i ish-zyrtari të FBI pasi është paguar ose kanë lobuar pranë tij njerëz që donin t’i zbuteshin sanksionet amerikane, tregon se ai ka qenë pjesë e mekanizmit non grata.
Po ashtu Bushati, nuk e përjashtoi mundësinë që ish-zyrtari i FBI të jetë paguar nga kryeministri Edi Rama që të ndikojë në shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Kur ky njeri paska në dorë të zbusë sanksione, merrka para për të zgjidhur çështje, pse mos të mendojmë edhe të kundërtën; siç mund të zbardhë edhe të nxijë dikë në këmbim të parave. Paratë i ka marrë nga Tirana, ndoshta i ka marrë paratë për të shpallur non grata Vangjush Dakon, Tom Doshin apo Sali Berishën. Kush i intereson Ramës të shpallet non grata? 225 mijë dollarë janë zbuluar, ne s’e dimë sa ka marrë, mund të ketë marrë edhe 2 mln euro”, tha Bushati.