BLUETOOTH

Fansat e Britney Spears të shqetësuar për këngëtaren, thërrasin policinë për ta kontrolluar

23:15 - 25.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Britney Spears fshiu llogarinë e saj në Instagram për të shtatën herë ditë më parë, gjë që shkaktoi sërish shqetësim tek fansat e saj, veçanërisht pas episodit serioz në një restorant në Los Angeles.




Sipas TMZ, një fans i këngëtares telefonoi Zyrën e Sherifit të Qarkut Ventura dhe oficerët nxituan në shtëpinë e Spears. Pas kontrollit, ata “konstatuan se nuk kishte asnjë arsye për të besuar se këngëtarja ishte në rrezik”. Megjithatë, është e paqartë nëse ata folën drejtpërdrejt me të apo me dikë tjetër.

Këngëtarja 41-vjeçare e “Oops!…I Did It Again” së fundmi ka ndryshuar emrin në llogarinë e saj në Instagram në River Red. Edhe pse shumë nga fansat e saj po e nënkuptojnë këtë, nuk është e qartë nëse emri i ri është një referencë për filmin e vitit 1998 me të njëjtin emër,ku një i ri që vret babain e tij alkoolik për t’i dhënë fund ciklit të dhunës në familje. Marrëdhëniet e këqija me të atin dhe mosmarrëveshja e tyre e gjatë ligjore, megjithatë, janë të njohura për mbarë botën.

Britney Spears, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi për arsye të gabuara, së fundmi është rikthyer me një video që përfshiu internetin.

Këngëtarja me famë ndërkombëtare është përjetësuar të premten në një episod të çuditshëm në një restorant të njohur në Los Angeles.

Sipas raportit të TMZ, i cili mori videon, Spears ishte atje me bashkëshortin e saj, Sam Asghari dhe truprojën e saj.

Në një moment ajo u bë e vetëdijshme se klientët po i bënin foto dhe video, duke e bërë atë të mërzitej veçanërisht. Sipas dëshmitarëve okularë, ajo ka nisur të bërtasë dhe të flasë në mënyrë jo koherente, ndërsa bashkëshorti i saj nuk e ka fshehur pakënaqësinë dhe është larguar nga restoranti.

Këngëtarja me famë ndërkombëtare vazhdoi të bërtiste dhe të fliste me vete kur truproja e saj më në fund arriti ta merrte dhe ata u larguan. Pak më vonë ai u kthye vetëm për të paguar faturën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.