BOTA

‘I njëjti djalë që takova kur ishim 17-vjeçarë’/ Presidenti Zelensky feston sot ditëlindjen, bashkëshortja e tij prek me fjalët: Buzëqesh më pak këto kohë, ne duam që..

15:37 - 25.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky feston sot 45 vjetorin e lindjes, ku nuk ka munguar as mesazhi nga bashkëshortja e tij.




Përmes një postimi në rrjetet sociale, bashkëshortja Olena ka publikuar foton e saj me Zelenskyn ku të dy shihen mjaft të buzëqeshur.

Në urimin e saj, Olena shkruan se bashkëshorti i saj nuk ka ndryshuar dhe së është i njëjti person që në takimin e tyre të parë si dy 17-vjeçarë.

Sakaq shton se pas luftës në Ukrainë, presidenti buzëqesh më pak por rëndësi ka shëndeti i tij.

“Më pyesin shpesh si keni ndryshuar këtë vit. Dhe unë gjithmonë përgjigjem se ai nuk ka ndryshuar. Ai është i njëjti. I njëjti djalë që takova kur ishim 17-vjeçarë. Por, në realitet diçka ka ndryshuar. Tani ai buzëqesh shumë më pak. Të gjithë e dimë këtë. E rëndësishme është që të kemi shëndet”, shtoi Olena.

“Pra, kujdes shëndetin, ju lutem! Duam të buzëqeshim gjithmonë me ju. Na e jepni këtë mundësi!”, përfundoi bashkëshortja e presidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.