AKTUALITET

I jepet lamtumira mjekut Isuf Kalo, familjarët plotësojnë amanetin e fundit

17:01 - 27.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Familjarët përmbushin amanetin e mjekut të njohur Isuf Kalo, për t’u preh në Shqipëri. Homazhet në ndër të doktor Kalos u mbajtën në mjediset e Akademisë së Shkencave ku morën pjesë miq, kolegë dhe personalitete të njohura.




Mjeku ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare në 23 janar në Gjermani, ku po kurohej nga një sëmundje e rëndë.

Isuf Kalo ishte një nga mjekët më të njohur në vendin tonë në endokrinologji, i specializuar për sëmundjen e diabetit. Doktor Kalo ka shërbyer si mjek personal i Enver Hoxhës, duke qenë në krye të një ekipi bluzash te bardha që u kujdesën për shume vite për shëndetin e ish udhëheqësit komunist, deri në fund të jetës së tij.

Gati tre dekada pas rrëzimit të sistemit monist, në 2019-tën mjeku i diktatorit Hoxha, solli sekrete dhe të pathëna të jetës së ish-udhëheqësve në Bllok, në librin e tij me të njëjtin titull.

Veç Enver Hoxhës, në Librin Blloku Isuf Kalo ka sjelle rrefime edhe për Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë, Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Hysni Kapon, Beqir Ballukun dhe shumë figura të tjera pranë diktatorit.

Isuf Kalo ka kontribuar edhe me botime shkencore e akademike ne fushën e mjekësise dhe si pedagog në universitetin e Mjekësisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.